Home Podcasts Një Libër e Një Bisedë
Një Libër e Një Bisedë

Një Libër e Një Bisedë

Sara 19 episodes Latest Dec 1, 2024

Një Libër e Një Bisedë është një podcast në shqip i ideuar nga Sara, ku ajo flet për librat e saj të preferuar. Diskuton tema si trekëndëshat e dashurisë, armiq në të dashur, krizat ekzistenciale të autorëve klasikë dhe personazhe me probleme komunikimi. Podcasti synon të krijojë një bisedë të ngrohtë dhe personale rreth letërsisë.

Episodes

Kot për Muhabet: Panairi 2024 dhe çmimet e librave Dec 1, 2024 00:25:08 💌 Dy javë më parë të gjithë ne, adhuruesit e librave, vizituam Panairin e Librit 2024 në Tiranë. Mirëpo shumë prej jush më thatë që u zhgënyet nga organizimi dhe mbi të gjitha, çmimet e librave! Sot flasim për panairin tonë të librave dhe si krahasohet me organizimet e tjera në rajon. Dhe sigurisht që diskutojmë dhe uljet që ofruan shtëpitë botuese, por jo vetëm. Bëhuni gati se kemi shumë për të f
Kot për Muhabet: A ka ardhur fundi i librave të ACOTAR-it? Nov 5, 2024 00:26:45 ☁️ Çkemi, më mbani mend mua? Më në fund rikthehem me një episod të ri, këtë herë mbi mendimet tuaja kundra rrymës. Sepse ju nuk jeni si vajzat e tjera ;)Sot flasim për ACOTAR-in, librat e frikshëm të dark romance, nëse librat klasikë janë aq të mirë sa i konsiderojnë dhe shumë të tjera. Shpresoj t’ju pëlqejë! Puç puçç 🧚🏻‍♀️🖤💫✍🏻​Ku kam qënë?!: (00:00 - 07:57)​Seria e ACOTAR-it: (07:59 - 14:03)​Kate
Një Hot Girl Autumn plot me libra Oct 7, 2023 00:31:10 🍂 Një nga arsyet pse e adhuroj stinën e vjeshtës është pikërisht atmosfera perfekte që krijohet për të lexuar libra misteriozë dhe magjikë! Edhe pse në vendin tonë po vonohet, mendova ta sillnim vetë vjeshtën me një listë librash për të lexuar me një gotë çaj të nxehtë duke pritur uljen e temperaturave. 🎠 Sot bashkë flasim për libra klasikë, dark academia, fantazi dhe kategori të tjera vjeshtore p
Lexova librin më të rekomanduar nga ju! Sep 23, 2023 00:26:45 Çkemi 🤍 Ja ku jam me episodin e shumëpritur mbi librin më të rekomanduar nga ju: Krim dhe Ndëshkim nga Fjodor Dostojevski 🖤 Bashkë bisedojmë mbi dualitetin e Raskolnikovit, pamundësinë e tij për të fshehur të vërtetën duke i rënë të fikët çdo 20 faqe dhe për marrëdhënien si macja me miun me Porfir Petroviçin. Unë me këtë libër u zbavita shumë edhe emocionalisht dhe intelektualisht, kështu që ju fa
Detyrova shoqen e ngushtë të lexonte Emily Henry-n Aug 9, 2023 00:49:28 Episodi i sotëm është shumë special sepse më bashkohet në bisedim shoqja ime e ngushtë Adela, të cilën e detyrova të lexonte librin më të ri të Emily Henry: Happy Place 🌞 Flasim për shoqëritë kuptimplota, marrëdheniet e ndërlikuara romantike, lidhjet familjare dhe shumë gjëra të tjera 🤍 Ne u kënaqëm shumë dhe shpresoj që dhe ju ta pëlqeni dhe të qeshni me ne gjatë këtij episodi <3 Çkemi Adel
Kot për Muhabet: Mendova se nuk do të lexoja më kurrë... Jun 16, 2023 00:24:53 Këto dy muajt e fundit kam kaluar një ngërç madhështor leximi, kështu që sot, kot për muhabet bisedojmë për panikun tim mbi mundësinë që nuk do të lexoja më kurrë dhe pse fajin e kishte Bill Gates… Por, ka dritë në fund të tunelit sepse zbulova një libër të ri dhe e adhurova! Shpresoj që libra me fuqi të tillë të lexojmë gjithmonë <3 Fundi i karrierës sime?: (00:00 - 02:19) Fajin e ka Bill
Na ishin njëherë librat e fëmijërisë sonë... Jun 1, 2023 00:31:18 Gëzuar 1 Qershorin të gjithë ne që e festojmë!! :)) Sot do bëhemi pak nostalgjikë duke kujtuar përrallat dhe tregimet e shumëllojshme që na shoqëronin gjatë viteve të fëmijërisë. Bashkë bisedojmë mbi personazhin e njohur popullor “E Bukura e Dheut”, anën e errët të përrallave si dhe librat që do të doja të kisha lexuar kur isha e vogël 🤍 Gëzuar 1 Qershorin: (00:00 - 02:21) Na ishin njëherë e b
BONUS: Dashuria e Nikollës dhe Marias May 18, 2023 00:03:26 Nëse e keni dëgjuar episodin e kaluar mbi "Lufta dhe Paqja" atëherë e dini shumë mirë që kisha tepër shumë për të thënë... Duke përfshirë dhe këtë pjesë të shkurtër ku bisedoj me ju mbi çiftin tim të preferuar të librit (mbase; si dihet çfarë vendos nesër). Shpresoj ta pëlqeni këtë episod bonus dhe dëgjohemi në episodin e ardhshëm i cili do të jetë paksa (shumë pak) interesant! Ciaoooo
1 vit bashkë + një nga librat e mi të preferuar! May 10, 2023 00:36:43 Një Libër e Një Bisedë mbushi një vit dhe nuk mund të isha më mirënjohëse dhe e lumtur! 🤍 Me këtë rast vendosa që mbase për herë të parë këtë vit të flisja vetëm për një libër dhe jo më shumë… Bashkë sot bisedojmë mbi Lufta dhe Paqja të Lev Tolstoit dhe shumë nga veçoritë e mia të preferuara nga kjo kryevepër letrare 💌 1 vit bashkë + Lufta dhe Paqja : (00:00 - 04:32) Paralelizmat e Tolstoit: (0
Kot për Muhabet: Sa libra duhet të lexojmë në vit? Apr 17, 2023 00:15:28 E ke parasysh kur sheh ndonjë person në youtube ose instagram duke thënë: “Vitin e kaluar lexova mbi 180 libra!” dhe në atë moment të duket sikur po të bie gjithë presioni i botës mbi supe??? Apo jam vetëm unë… Nejse, kot për muhabet sot zbulojmë bashkë se çfarë thotë shkenca mbi numrin e librave që duhet të lexojmë në vit. Kemi dhe disa të ftuar specialë: JU. Ose më saktë ju që iu përgjigjët pyet
Shadow and Bone apo Daisy Jones & The Six? Apr 5, 2023 00:30:36 Këto kohë sikur jemi bombarduar me një numër serialesh me histori të përshtatur nga libra - po për ne s’është problem fare 🥳 Në këtë episod bisedojmë bashkë mbi dy seriale që kanë dalë së fundmi prej fenomeneve që janë “Shadow and Bone” nga Leigh Bardugo 🌚🌝 dhe “Daisy Jones & The Six” nga Taylor Jenkins Reid 🎸🎼 Intro: (00:00 - 02:36) Shadow and Bone: (02:38 - 17:34) Daisy Jones & The
Colleen Hoover: Ja vlejnë librat e saj apo jo? Mar 21, 2023 00:35:00 Besoj se tanimë të gjithë e njohim Colleen Hoover. Por, a është buja e librave të saj e justifikuar? Pikërisht për këtë dhe më shumë bisedoj me ju në episodin e sotshëm 📚 Kush është Colleen Hoover?; Si shkruan ajo?; A e meriton famën por edhe urrejtjen që e ka rrethuar këto dy vite? Mos harro të ndash me mua mendimin tënd duke u përgjigjur pyetjes në Spotify ose duke më shkruar në Instagram 🤍✨

Recommended

Playing